Ad imageAd image

Vendimi hyn në fuqi, asnjë kamion serb nuk u fut sot Kosovë

1 min lexim

Dogana e Kosovës nuk ka pranuar sot asnjë kamion me mallra nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Duket se vendimi ekstrem i qeverisë së Kosovës për të vendosur taksën doganore 100% për dy vendet ka hyrë menjëherë në zbatim.

Lajmi është konfirmuar për mediat në Kosovë nga zëdhënësi i Doganës, Adratik Stavileci. “Që nga dje pasdite e deri më tani nuk ka pasur asnjë hyrje të kamionëve me produkte  të Serbisë në Doganën e Kosovës”, ka thënë ai për Lajmi.et.

Ndërsa ditën e djeshme në doganën e Kosvë su kthyen mbrapsht 20 kamionë nga Serbia. Të mërkurën Qeverisë së Kosovës rriti në 100 për qind taksën doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull