Ad imageAd image

Video/ Maqedoni, protesta të dhunshme kundër ndryshimit të emrit

2 min lexim

Protesta kundër marrëveshjes për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë u përshkallëzua të dielën mbrëma në dhunë mes policisë dhe një grupi të protestuesve, të cilët tentuan të thyejnë kordonin policor para Kuvendit të Maqedonisë.

 

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë përdorën gazin lotsjellës dhe bomba paralizuese për t’i shpërndarë demonstruesit.

Nuk ka informacione për të plagosur, ndërkohë që objekti i Kuvendit është blinduar nga forca të shumta policore.

- reklamë -
Ad imageAd image

Protestuesit, në numër të vogël, gjatë tërë ditës kanë qëndruar para Kuvendit, ku kanë mbajtur të bllokuar rrugën, në shenjë pakënaqësie ndaj marrëveshjes së arritur.

Ata e kanë cilësuar atë si “kapitulluese për popullin maqedonas”.
Me marrëveshjen e nënshkruar të dielën midis ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Maqedonia do të njihet si “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Protesta u rrit në numër rreth orës 21:00 kur dhe kaloi në dhunë me policinë, shkruan rel.
Gjatë ditës, në qytetin e Manastirit është mbajtur edhe një tjetër protestq nga partia e opozitës, VMRO DPMNE.

Lideri I kësaj partie, Hristijan Mickovski, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, duke e quajtur “tradhtar të interesave kombëtare maqedonase”.

Ai ka thënë se partia që ai përfaqëson asnjëherë nuk do të njohq marrëveshjen e arritur në Prespë të Greqisë, duke paralajmëruar kështu bllokim në Kuvend, ku për ndryshimet kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave, por edhe gjatë referendumit që parashihet të mbahet në vjeshtë.

Protesta janë paralajmëruar edhe për ditët në vazhdim.

Ndani këtë artikull