Ad imageAd image

Vjosa Osmani takon në SHBA ‘shpëtimtaren’ e Kosovës

1 min lexim

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka mbyllur takimet e saj me krerë të shtetit amerikanë e personalitete të shquara në Uashington.

Osmani sot është takuar me ish-sekretaren e Shtetit dhe miken e Kosovës, Madeleine Albright.

“Nder i veçantë të përfundojë vizitën time në SHBA me një takim shumë të përzemërt me ish-Sekretaren e Shtetit, znj.Madeline Albright, e cila përveç që u shndërrua në shpëtimtaren tonë në kohët më të rënda, po ashtu ka frymëzuar shumë gra anekënd globit që mos të dorëzohen kurrë para sfidave që dalin përpara.”, ka shkruar Osmani.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ditë më parë Osmani ka takuar edhe Matthew Palmer, senatorin Ron Johnson, e zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull