Ad imageAd image

Zgjidhet presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Kosovës, ja kush është pasuesi i Vokrrit

1 min lexim

Është mbajtur sot në Prishtinë Asambleja e Jashtëzakonshme e Federatës së Futbollit në Kosovë ku është zgjedhur presidenti i ri, pas ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur të Fadil Vokrrit më 9 qershor.

 

Të gjithë delegatët, 58 që ka FFK-ja, kanë votuar në mënyrë unanime për zgjedhjen e Agim Ademit si presidenti të ri të kësaj federate.

Ademi më parë mbante postin e zv/presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërkohë që kujtojmë se ishte kandidati i vetëm për këtë post.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull