Ad imageAd image

Kur dashuria fillon nga stomaku..

2 min lexim

Gatuani për të dashurit tuaj …

50 gr gjalpë, 1 gjethe dafine

50 gr miell

- reklamë -
Ad imageAd image

600 ml qumësht

500 gr brokoli

75 gr djath pice

1 kg lulelakër

1 fetë bukë të thatë

1 lk trumzë

25 gr bajame feta

Vaj ulliri, kripë, piper

Përgatitja

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë Celsius.

Në një tenxhere me ujë të vluar ziejmë lulelakrën për 4 minuta dhe brokolin për 2 minuta.

Shkrijmë 2 lugë gjalpë në një tigan, shtojmë në të një gjethe dafine, 2 thelpinj hudhër të prerë në feta, dy lugë miell dhe i kaurdisim së bashku për 1 minutë duke shtuar gradualisht qumështin. Vazhdojmë ta trazojmë derisa të krijohet një masë kremoze e lidhur. Shtojmë lulet e brokolit dhe i lemë dy minuta të marrin valë bashkë me beshamelin e përgatitur. E kalojmë më pas në blender dhe e kthejmë ne krem duke shtuar dhe 50 ml qumësht, kripë, piper të zi dhe pak djath.

Lyejmë një tavë me vaj ose gjalpë, shtojmë lulelakrën e nivelojmë në të gjithë sipërfaqen e tavës dhe vendosim mbi të më pas salcën e brokolit me beshamel. E spërkasim në fund me djath pice.

Në një mikser qepe vendosim 1-2 feta bukë të thatë, trumzë, vaj ulliri, kripë, piper dhe bajame feta. I grijmë mirë dhe e spërkasim mbi djath të gjithë sipërfaqen e tavës. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45-50 minuta.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull