Ad imageAd image

1932/Mbreti Zog u kujdes që eshtrat e Ismail Qemal Vlorës të vendoseshin në Vlorë

2 min lexim

Nga Kastriot Dervishi

Në Parlamentin e Shqipërisë problemi i varrit të Ismail Qemal Vlorës u ngrit në fund të vitit 1931. Më mbledhjen e datës 11 dhjetor 1931, deputeti Petro Poga tha se kishte vizituar varrin së bashku me kolegun e tij Ibrahim Xhindi dhe ishte befasuar nga ajo çfarë i shihnin sytë. Deputeti Abdurrahman Salihu tha se për zhvendosjen e eshtrave nga Kanina në Vlorë, Mbreti Zog kishte paguar shumën e 1 mijë frangave ar.

Revista “Minerva” shkruan më 8 janarit 1932 në faqe të parë të saj se ishte “zbuluar” varri i Ismail Qemalit, duke dhënë një dëshmi se gati konsiderohej i harruar.  Shteti mori përsipër organizimin e ceremonisë zyrtare. Parlamenti zgjodhi si përfaqësues të tij deputetët Eshref Frashëri dhe Zoi Xoxa. Mbreti Zog caktoi përfaqësues gjeneralin Leon de Gilhardi. Qeveria caktoi ministrat Milto Tutulani dhe Hilë Mosi.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ceremonitë u zhvilluan më 28 nëntor 1932, me rastin e 20-vjetorit të pavarësisë. Me flamurin që është ngritur në Vlorë më 28 nëntor 1912, janë bërë fotografitë e rastit. Et’hem Vlora ia dorëzon flamurin prefektit Abedin Nepravishta, ndërsa ky ia jep ministrit të Arsimit, Hilë Mosi, i cili do ta dorëzonte në Muzeun Kombëtar. Në varrin e Ismail Qemal Vlorës, skulptori Odise Paskali kishe skalitur talentin e tij të rrallë.

Ndani këtë artikull