Ad imageAd image

1940/Foto të aktiviteteve të para në kino-teatrin “Savoja”

1 min lexim

Nga Kastriot Dervishi

Këto foto i takojnë muajve të parë të jetës së kino-teatrit “Savoja”, emër që godina e mbajti deri në shtator 1943, kohë kur emri ndryshoi dhe u bë “Kosova”. Jo vetëm filma e teatër, por në këtë godinë janë zhvilluar shumica e aktiviteteve të kohës si konferenca, takime intelektualësh, etj.

Emri i kino-teatrit ishte i vendosur në pjesën e jashtme të godinës. Në foton e sallës arrij të dalloj drejtorin e Postë Telegrafë-Telefonave, Ndoc Naraçi dhe profesorin e gjimnazit të Tiranës, Mihal Zallari. Holli i kino-teatrit ishte po ashtu i ndërtuar bukur e nuk duket se kemi të bëjmë me ndonjë objekt të përkohshëm.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull