Ad imageAd image

1942/Si fluturonin nga fotot shokët e Qemalit

1 min lexim

Nga Kastriot Dervishi

Mësimi i historisë së gënjeshtërt, është njëra nga format e propagandës komuniste. Kjo bëhej me qëllim për të indoktrinuar sa më shumë të ashtuquajturin “njeri të ri” të diktaturës, një individ pa kujtesë, por të mbrujtur me ideologjizma e besnikëri të verbër nga partisë dhe diktatorit.

Procesi i manipulimit të fotove nuk ka qenë vetëm për diktatorin, por në tërësi për të gjitha ngjarjet e historisë. Individi duhej të mësohej me historinë që jepte me receta Partia e Punës, të mos njihte asgjë tjetër, e të fiksohej pas falsiteteve banale se ishim “vendi më i lumtur në botë”, pavarësisht se as barkun e ngopnim me bukë e as rroba kishim për të veshur. Sjell sot një foto origjinale nga aktiviteti i Qemal Stafës, pak javë para vrasjes së tij. Nga 10 të pranishëm në këtë foto, 5 janë hequr. Në mënyrë qesharake nga 6 vetë në rreshtin e sipërm, qëndrojnë të veçuar dy prej tyre.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull