Ad imageAd image

1948/Dekori i kongresit të parë dhe “nënat e dëshmorëve”

1 min lexim

Nga Kastriot Dervishi

Më 8-22 nëntor 1948, pra 7 vjet pas themelimit,  pas disa shtyrjesh, Partia Komuniste mbajti kongresin e saj të parë. Organizatorët ishin kujdesur që në sallë si dëgjues apo si delegatë të ishin një numër i madh ushtarakësh të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare. Një vend të konsiderueshëm në kongres zinin edhe “nënat e dëshmorëve”. Të veshura me të zeza, me portrete të lodhura e të dëshpëruara, ato përfaqësonin argumentin pamor për hakmarrje. Asnjëherë nuk është vërejtur një prani kaq e madhe e “nënave të dëshmorëve” në kongrese apo aktivitete të tjera.

Ndani këtë artikull