Ad imageAd image

1991/“Një pjesë e efektivit humbi kontrollin dhe qëlloi mbi turmën”

2 min lexim

Që trupa rreth Komitetit të PPSH-së në Shkodër qëlloi mbi popullin është pranuar qysh në kohën kur ka ndodhur ngjarja. Në një raport të bërë në Tiranë më 8.4.1991 nga zëvendësshefi i Policisë, Gjekë Çelaj, (por që nuk ka firmën e tij, është vetëm emri i shkruar), thuhet se efektivi që u përdor në veprimet e kryera nuk ishte i mjaftueshëm, “për shpërndarjen me forcë të demonstruesve”, ishte “shumë heterogjen” i përbërë nga grupet e ndërhyrjes së shpejtë, policë dhe ushtarë të repartit nr.732, e si rrjedhojë edhe veprimet nuk ishin shumë kompakte.  Nga mungesa e eksperiencës së komandantëve të togave ju shpëtoi orientimi dhe drejtimi i efektivit, doli jashtë kontrollit dhe “gjatë veprimeve vepronte i pakompakatësuar”. Sipas tij tërheqja e forcave pas sulmit të turmës bëhej e paorganizuar dhe nganjëherë duke i kthyer shpinën kundërshtarit. Në pikat 3, 4 të këtij raporti thuhej:

-Një e efektivit hapi zjarr pa urdhër në ajër, por pastaj e humbi orientimin duke sjellë si pasojë viktimat dhe disa të plagosur.

-Nuk u përdorën lëndët kimike, pasi atë ditë mungonte shefi i kimisë dhe një bërthamë e stërvitur për këtë qëllim, ekzistenca e të cilëve do të kishte sjellë ndihmesë për të përballuar këtë situatë”.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull