Ad imageAd image

Dinamika e arratisjeve në katër vite

1 min lexim
Sipas raportit të datës 20.1.1953 të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Byronë Politikë, në vitet 1949-1952 ishin arratisur nga Shqipëria 2381 persona (1645 në Jugosllavi, 711 në Greqi dhe 25 në Itali. Dinamika sipas viteve paraqitej:
-Viti 1949, 973 persona
-Viti 1950, 564 persona
-Viti 1951, 637 persona
-Viti 1952, 207 persona
Nga këta, 821 i takonin shtresave të varfra, 432 të shtresës së mesme dhe 215 të shtresës së pasur (të provuar të gjithë “armiq”). 496 veta nuk u dihej origjina. Spikaste në këtë shifër se 417 persona ishin fëmijë.
Në vitin 1990, paraqiten shifra të tjera për këtë periudhë, por jo shumë ndryshe këtyre të asaj kohe.
Ndani këtë artikull