30 gushti, dita ndërkombëtare e personave që nuk u dihet varri

Diel, 30 August 2020 17:07
Fotoja e Preng Frrok Gjetos dhe dy djemve të tij pas vrasjes dhe para varrimit të fshehtë Fotoja e Preng Frrok Gjetos dhe dy djemve të tij pas vrasjes dhe para varrimit të fshehtë

Nga Kastriot Dervishi

30 gushti është dita ndërkombëtare e personave që nuk u dihet varri. Në gjuhë të huaj, këtyre personave u thonë “të zhdukur”. Në Shqipëri. Në vitet 1944-1990 u vranë me ose pa gjyq, apo humbën jetën në hetim apo gjatë vuajtjes së dënimit, një numër i konsiderueshëm shtetasish. Për herë të parë çështja e gjetjes së eshtrave u ngrit kur me urdhrin nr.5, datë 5.10.1991 të ministrit të Rendit Publik “Për zbatimin e porosive për dhënien e eshtrave”, u formua komisioni qendror i kërkimit të eshtrave pranë Drejtorisë së Ardiministratës së Burgjeve në MRP. Deri më datën 15.4.1992 komisioni gjeti eshtrat 51 personave dhe vendvarrimet e 176 të tjerëve.Nga studimi i evidencave të deri atij çasti, rezultonin të vdekur në burgje 436 persona, të ekzekutuar 2265 dhe 614 të vrarë në përpjekje me forcat e regjimit. Nga data 1.4.1992 deri më 30.6.1992 u paraqitën 809 kërkesa (503 në komisionin qendror dhe 296 te degët e rendit). U ishin gjetur eshtrat 213 personave. Nuk ishin gjetur fare të dhëna në arkiv për 79 persona. Ishin gjetur eshtrat e 26 personave. Përpjekje të lavdërueshme u bënë në vijim në vitet 1992-1996. Komisionet e atëhershme e quanin të ezauruar problemin arkivor. Ndërsa një dukuri komerciale dhe propagandistike u vu re se nisi në vitin 2015 dhe po vazhdon ende edhe sot. Çështje shihet si pjesë e propagandës dhe përfitimit ekonomik. Rastet e trajtimit të kufomave gjatë regjimit komunist, kanë qenë si më poshtë:

1-Kufoma e personit të ekzekutuar me vendim gjykate. Pas daljes së dekretit apo vendimit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, praktikën e ekzekutimit e përgatiste hetuesia e më pas, kur kjo nuk ishte pjesë e MPB-së, sektori i zbatim vendimeve penale (ZVP). Me ekzekutimin merrej policia. Ekzekutori ishte nënoficer, punonjës i sektorit të ZVP. Kufoma varrosej nga policia (sektori i shërbimeve) në vendin e ekzekutimit ose në raste të rralla dërgohej në spital për eksperiment mjekësor me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme. Praktikat e ekzekutimeve janë pjesërisht të ruajtura, një përqindje mjaft të vogla. Skema e parë e varrimit që njihet është e vitit 1984. Më përpara nuk njihen skema varrimi. Dokumentet e krijuara nga Sigurimi i Shtetit nuk kanë të dhëna mbi fatin e personave që nuk u dihet varri. Kush e pretendon këtë veçse tallet pa mëshirë me familjarët e të interesuarve. Te kjo kategori ka mjaft raste që bëjnë të pamundur gjetjen e eshtrave për shkak të ndërtimeve në vendet e ekzekutimeve, lëvizjes së lumenjve, etj.

2-Kufomat e të vrarëve në kufi apo në përpjekje me forcat e regjimit. Në këto raste varroseshin afër vendit të vrasjes ose në varrezën publike të vendit më të afërt pa asnjë shenjë varri. Varrimin e bënte sektori i shërbimeve të policisë ose komanda e kufirit (për të vrarët në kufi).

3-Kufomat e të vdekurve në hetuesi, kampe pune, burgje, spitale burgjesh. Varroseshin nga sektori i shërbimeve të policisë në varrezën e qendrës së banuar ku ishte vendosur organi shtetëror. Për të burgosurit e vdekur në kampe apo burgje vendosej një shishe me numrin dhe emrin e të burgosurit. Praktika e shënimit me shishe nuk ishte për të vdekurit në hetuesi. Prishja e shumë varrezave si p.sh. e Bamit në Tiranë, ka humbur përfundimisht shpresën e gjetjes së eshtrave së shumë e shumë njerëzish pa varr. Rregulloret përcaktonin se kufomat e personave të dënuar për çështje ordinere të cilët vdisnin gjatë vuajtjes së dënimit, në raste të rralla mund t’u jepeshin familjarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...