1969/“I pandehuri është ujk i vjetër, por frikacak”

Tuesday, 01 September 2020 20:05
Foto ilustruese gjyqi dhe faksimile e vendimit Foto ilustruese gjyqi dhe faksimile e vendimit

Nga Kastriot Dervishi

Gjykata Popullore e Rrethit Përmet, e drejtuar nga Sokrat Dautaj, me pjesëmarrjen e ndihmësprokurorit Lipe Bixheku, me vendimin nr.12, datë 12.7.1969, dënoi një 58 vjeçar për agjitacion e propagandë dhe moskallëzim krimi me 13 vjet heqje lirie dhe me konfiskimin e pasurisë. Kam përzgjedhur një pjesë të vogël të vendimit të gjykatës (i korrektuar se kishte shumë gabime), për të parë çfarë gjuhe dhe niveli kishin shokët e drejtësisë komuniste.

Pjesë nga vendimi i gjykatës:

“Ky agjent i regjur, ish xhandar i Zogut, çdo aksion që është marrë nga partia dhe pushtetit dhe që është përqafuar dhe zbatuar nga masat punonjëse revolucionare është munduar që të kundërpërgjigjet me demagogjinë e shërbëtorëve të tij, sepse në këto masa ai shihte se edhe ato pak shpresa që po ngelnin për një restaurim të mundshëm të revizionizmit dhe kapitalistit, po zhdukeshin si vesa pa rënies së një shiu të fortë.

Masa revolucionare në zbatim të deklaratës së 22 prillit për shkurtimin e oborreve dhe kopshteve personale, ai iu kundërpërgjigj se niveli i ekonomik i fshatarësisë sonë kooperativiste do të ulej, jo se ai nuk e kuptonte thelbin ideologjik të saj, po sepse po e kuptonte se pak nga pak po i vinte fundit edhe këtyre mundësisë për rendjen pas pronës private, e cila është mjet për të helmatisur ndërgjegjen e njerëzve dhe kështu i pritej mundësia edhe të pandehurit për të vepruar e vënë në jetë porosinë e padronëve të tij. Faktin që ka folur kundër këtyre masave revolucionare e provon edhe vetë i pandehuri.

Ky ujk i vjetër, por frikacak për lëkurën e tij plak, duke pasur frikë se ajo në çdo rast që ky me padronët e tij të guxojnë të prekin kufijtë e shenjtë të atdheut tonë socialist, do t’i ngelet në gozhdë, flet kundër stërvitjeve ushtarake, pasi aty shihte forcën goditëse dhe shfarosëse për armikun”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...