Ad imageAd image

Autostrada Tiranë-Elbasan nuk do të përfundojë kurrë, kompania ndërtuese sërish në telashe

1 min lexim

Janë vendosur tre urdhra bllokimi ndaj kompanisë, e cila po ndërton autostradën Tiranë-Elbasan.

Shoqëria Copri-Aktor, e cila sipas kontratës po ndërton lotin e parë dhe të tretë të kësaj autostrade ka marrë një tjetër goditje në llogaritë dhe aksionet e saj.

Sekuestroja më e fundit është vendosur gjatë prillit mbi llogaritë dhe aksionet e kompanisë ndërkohë që dy të tjerat i përkasin fundit të muajit shkurt. Referuar urdhrave të zyrave të përmbarimit detyrimet e saj janë ndaj palëve të treta në shuma që shkojnë mbi 10 milionë lekë ndërkohë që ka fatura që i përkasin vitit 2014 për të cilat nuk është bërë ende pagesa.

- reklamë -
Ad imageAd image

Për shkak të humbjeve të vazhdueshme, kompania rezulton me kapital negativ prej 5.3 miliardë lekësh (gati 40 milionë euro) në bilancin e vitit 2016, duke qenë praktikisht e falimentuar.

Që nga viti 2012 kur ka nisur ndërtimi i rrugës Tiranë- Elbasan  janë shfaqur problematika serioze me rrëshqitjen e dherave dhe shkëmbinjve ku vetëm rasti i fundit i pak mujave më parë llogaritet me një kosto 4 milionë euro ndërkohë që rruga vijon të mbetet e bllokuar.

Ndani këtë artikull