Ad imageAd image

Fluksi i turistëve të huaj ‘rrëzon’ valutat

2 min lexim

Fluksi i turisteve në Shqipëri ka nisur që tani.

Ndonëse nuk ka nisur zyrtarisht çelja e sezonit turistik, në Shqipëri fluksi i vizitorëve dhe turistëve të huaj ka nisur të rritet ndjeshëm që në ditët e para të muajit maj, duke dhënë impakt edhe në tregun e këmbimit valutor vendas.

Sipas Bankës së Shqipërisë, fillimi i sezonit turistik ka sjellë në tregun e këmbimit  valutor vendas, dobësimin e valutave kryesore euro dhe dollarë kundrejt lekut, një dukuri që ndodh çdo vit në këtë periudhë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sot në tregun valutor një euro këmbehet  me 127.72 lekë, me një tkurrje prej 0.2 lekë me bazë ditore, pas rënies me 0.8 lekë ditën e mëparshme.

Ky është një tjetër rekord i ulët i 10 viteve të fundit, në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2009. Ndërsa dollari amerikan këmbehet 106.43 lekë ose 0,09 lekë më pak se një ditë me parë.

Lidhur me luhatjet në tregun valutor, guvernatori i BSH-së, Gent Sejko tha se, zhvlerësimi është vazhdimi i një tendence afatmesme, që lidhet me ofertën e lartë të euros në tregun valutor dhe me uljen e rreziqeve në tregun e brendshëm financiar.

“Kjo ecuri nuk pasqyron efektet direkte dhe as objektivat e strategjisë sonë për nxitjen e përdorimit të monedhës kombëtare. Si e tillë, ajo pritet dhe vlerësohet të jetë afatshkurtër”, u shpreh Sejko.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull