Ad imageAd image

Ku po i çon Edvini gjithë këto ndërtime?

2 min lexim

Bizneset  e ndërtimit po bëhen më pesimistë për  ecurinë e çmimeve.

Në një anketë të Bankës së Shqipërisë,  këto biznese janë të frikësuar se çmimet do të bien, madje  me 6.8%.

Sipas tyre,  mbioferta në ndërtime do të sjellë një ulje të çmimeve. Në këndvështrimin e bizneseve  rënia e çmimeve ka qënë më e lartë seç  pritej.  Madje ndërtuesit shprehen skeptikë se kjo situatë (ndërtimet e tepruara) do të çojë në shkatërrimin e shumë bizneseve që po merren me ndërtime.   Në fund të vitit të kaluar, në parashikimet e dhëna për vitin 2018 në lidhje me ecurinë e çmimeve, operatorët e tregut dhe agjencitë e pasurive të paluajtshme patën pritshmëri të ndryshme lidhur me ecurinë e çmimeve të apartamenteve gjatë këtij viti.    Siç duket,  bizneset e ndërtimit tashmë janë  bërë pesimistë, kur shohin se  po bëhen ndërtime të paorganizuara dhe dhënie tenderash të pabazuara në gjykime serioze, por në klientelizëm.

- reklamë -
Ad imageAd image

Këtë vit aplikohet edhe taksa mbi pronën, e cila ndryshon në objektet për banim dhe ato për biznes. Sipas aktorëve të tregut, kjo taksë e re nuk do të transferohet në çmim, por të mbahet nga pronarët, gjë që do i krijojë akoma më shumë vështirësi këtyre bizneseve.

Zhvillimi i ofertës dhe kërkesës në sektor me burime financiare jo formale po i bën nul parashikimet për çmimet. Logjika të çon se oferta më e madhe për banesa do të ushtrojë presion në uljen e çmimeve, teksa ne realitet ka ndodhur e kundërta, çmimet janë rritur. Por, megjithatë, ndërtuesit kanë rritur skepticizmin, duke u shprehur se, jemi në prag të shpërthimit të flluskës në sektor.

Ndani këtë artikull