Ad imageAd image

Kujdes! Tatimet janë në terren, po verifikojnë subjektet me risk

1 min lexim

Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve njofton se përmes strukturave të saj po vijon punën në terren për të verifikuar subjektet me risk.

Fokusi kryesor i punës së strukturave hetimore do të jetë kontrolli i tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në qendrat e qyteteve kryesore në vend, në zonat me aktivitet të lartë, si dhe në tregje.

Objektivat kryesorë janë:

- reklamë -
Ad imageAd image

✅Garantimi i përmbushjes vullnetare dhe zbatimi i legjislacionit tatimor;

✅Kontrolli i tatimpaguesve që rezultojnë me rënie të xhiros, krahasuar me një vit më parë;

✅Faturimi dhe lëshimi i kuponit tatimor;

Administrata Tatimore në asnjë rast nuk ka si qëllim ndëshkimin e tatimpaguesve, por ndërgjegjësimin e tyre për vetëdeklarimet dhe përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull