Ad imageAd image

6 viktima nga përplasja e trenave

1 min lexim

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë hekurudhor në Danimarkë.

Një tren transporti mallrash u përplas kokë më kokë me një tren pasagjerësh në urën Great Belt, që lidh dy ishuj danezë.

Mediat vendase raportojnë se treni i pasagjerëve bëri një frenim të fortë pas përplasjes, çka ka qenë fatale për pasagjerët. Në bord mësohet se ndodheshin 134 persona, fatmirësisht shumica e tyre pa dëme të rënda.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull