Ad imageAd image

A do e marrë në menaxhim Turqia aeroportin e Kabulit? Ja si përgjigjet Presidenti Erdogan: Si mundet që…

1 min lexim

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka deklaruar se talebanët i kanë kërkuar që të marrë nën kontroll aeroportin e Kabulit përsa i përket çështjes së sigurisë.

“”Çfarë thonë talebanët në lidhje me çështjen e aeroportit? Ata thonë na jep sigurinë dhe menaxhojeni. Si ka mundësi që ne ju dorëzojmë garancinë? Le të themi se keni marrë në dorë sigurimin, por si do t’i shpjegonim botës nëse do të ndodhte një tragjedi tjetër atje? Nuk është një punë e lehtë” – është shprehur Erdogan për Anadolu Agency.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kreu i shtetit turk deklaroi se Turqia do të japë një përgjigje për menaxhimin e aeroportit vetëm nëse qetësohet situata në Afganistan.

Sipas mediave të huaja, qeveria turke nuk e ka ndërmend që të marrë një akt të tillë përderisa po vijon që të tërheqë trupat e saj ushtarak nga Afganistani

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull