Ad imageAd image

Afganistan, 8 civilë të vdekur në një sulm ajror të NATO-s

1 min lexim

Tetë civilë kanë humbur jetën nga një sulm ajror i forcave të NATO-s në rrethin Surkh-Rod në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit.

Ataullah Hogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës, tha në një deklaratë se forcat e NATO-s organizuan një operacion ajror kundër militantëve talebanë.

Hogyani tha se forcat e aleancës gabimisht kanë shënjestruar civilët, me çka tetë persona kanë humbur jetën.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai njoftoi se një delegacion është dërguar në rajon për të hetuar rastin.

Nga ana tjetër, Ajmal Omar, anëtar i Këshillit Provincial në Nangarhar, pohoi se nga sulmi jetën kanë humbur mbi dhjetë civilë.

Ende nuk dihet se avionët e cilit vend e kanë kryer sulmin. Në Nangarhar gjendet baza e forcave të SHBA-së që veprojnë në kuadër të NATO-s.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull