Ad imageAd image

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Donald Trump: Bota do ta mposhtë Covid-19, tri vaksina janë në fazën e fundit të testimit

1 min lexim

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një pjesë të fjalës së Presidentit amerikan, Donald Trump, të mbajtur në Kombet e Bashkuara, ku flet për pandeminë e koronavirusit.

Mes të tjerash, Presidenti Trump është shprehur se bota do ta mposhtë pandeminë e COVID-19 dhe do të dalë më e fortë prej saj.
“Gjatë fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara, Presidenti Trump tha se bota do ta mposhtē pandeminë COVID-19 dhe do të dalë prej saj më e fortë. Presidenti tha gjithashtu edhe se tre vaksinat e mundshme të COVID-19 të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara janë në fazat e fundit të testimit dhe se Shtetet e Bashkuara kanë nisur prodhimin paraprak tē dozat”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull