Ad imageAd image

“Anuloni Brexit”, peticioni i kalon 2 milion firma

1 min lexim

Një peticion që i bën thirrje për Theresa Maj për të anuluar Brexit duke revokuar nenin 50 ka kaluar mbi dy milionë nënshkrime.

Komisioni i peticioneve të Parlamentit shkroi në Twitter se shkalla e nënshkrimit ishte “më e larta që vendi ka pasur ndonjëherë”.

Krerët e BE-së në Bruksel kanë rënë dakord për të shtyrë Brexit përtej 29 marsit, me kusht që parlamenti britanik të aprovojë marrëveshjes e tërheqjes që May ka arritur me BE-në.

- reklamë -
Ad imageAd image

Downing Street tha se kryeministrja “ka thënë shumë herë se nuk do të pranojë heqjen e nenit 50”. Zëdhënësi i Kryeministres shtoi se kryeministrja gjithmonë ka shprehur se do të zbatohet vullneti  i qytetarëve, të cilët në referendumin e 2016 votuan për të dalë nga Bashkimi Evropian.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull