Ad imageAd image

Apeli i fortë i Papës për Krishtlindje

1 min lexim

Papa Françesku ka kërkuar nga njerëzit në vendet e zhvilluara të kërkojnë një jetë më të thjeshtë, më pak materialiste, si dhe dënoi ndarjen e thellë midis të varfërve dhe të pasurve.

 

Papa Françesku i bëri vërejtjet gjatë një shërbese në bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan në meshën tradicionale të Krishtlindjes më 24 dhjetor.

Papa, 82-vjeçar tha se lindja e Jezusit në varfëri duhet të bëjë që të gjithë të reflektojnë mbi kuptimin e jetës. Ai tha se lindja e Krishtit vuri në pah një mënyrë të re të të jetuarit “jo duke ngrënë e grumbulluar, por duke dhënë dhe ndarë me të tjerët”.

“Le të pyesim veten: A më duhen vërtet të gjitha këto objekte materiale dhe këto receta të komplikuara për jetën? A mund të menaxhojë pa këto dhe të bëjë një jetë me një thjeshtësi edhe më të madhe?” ka pyetur Papa Françesku.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjatë ditës së Krishtlindjes sot, Papa do të përcjellë mesazhin e “Urbi et Orbi” nga ballkoni i Sheshit të Shën Pjetrit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull