Ad imageAd image

Aprovohet edhe vaksina e AstraZeneca për përdorim në Britaninë e Madhe

1 min lexim

 

Një vaksinë Covid-19 nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca është aprovuar për përdorim në Britaninë e Madhe duke hapur rrugën për vaksinim masiv.

Britania e Madhe tashmë ka porositur 100 milion doza të vaksinës, të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milion njerëz, duke i dhënë një nxitje të madhe luftës së Britanisë kundër shpërthimit të rasteve të reja me COVID-19.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kjo do të thotë që Mbretëria e Bashkuar tani ka në përdorim dy vaksina të ndryshme, pasi ka miratoi dhe vaksinën Pfizer në fillim të dhjetorit

Ndani këtë artikull