Ad imageAd image

Australi, fitore e papritur e koalicionit qeverisës

3 min lexim

Koalicioni konservator që qeveris Australisë korri një fitore të papritur në zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan të shtunën, duke sfiduar sondazhet e opinionit që i jepnin përparësi në këtë garë, partive opozitare të qendrës së majtë.

Kryeministri Scott Morrison e krahasoi fitoren Partisë Liberale që ai drejton, për një mandat të tretë, me lindjen e vajzave të tij, Abbey-t 11 vjeç dhe Lily-t 9 vjeç. Pas përpjekjeve pa sukses për 14 vjet për shtatzani duke përdorur metodën in-vitro, vajzat erdhën në jetë me lindje natyrale.

“Kam besuar gjithnjë në mrekulli” i tha 51 vjeçari Scott Morrison, një turme njerëzish të ngazëllyer në Sidnei ndërsa shpalli fitoren.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Jam këtu me tre mrekullitë më të mëdha të jetës sime dhe sonte kemi arritur një tjetër mrekulli” tha ai.

Udhëheqësi i opozitës Bill Shorten, e kishte pranuar më parë humbjen, ndërsa koalicioni qeverisës siguroi shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve të përbërë nga 151 vende. Numërimi i votave do të vazhdojë edhe të dielën.

“Jam i zhgënjyer për njerëzit që varen nga partia jonë, por unë jam i kënaqur që bëmë atë çfarë ishte e drejtë, jo atë që ishte më e lehtë” u tha ia mbështetësve të tij.

Zoti Shorten tha se nuk do ta udhëhiqte më Partinë e Punës pas gjashtë vitesh në krye të saj.

Gara e ngushtë ka rritur shanset që koalicioni të formojë një qeveri të pakicës. Konservatorët janë një qeveri e pakicës që kur larguan nga detyra e kryeministrit Malcolm Turnbull-in dhe vendosën në vend të tij Scott Morrison-in, pasojë e një lufte të brendshme për pushtet në gushtin e kaluar.

Sondazhet e opinionit para zgjedhjeve të së shtunës sugjeronin se koalicioni do të humbiste dhe se zoti Morrison do të kishte një nga mandatet më të shkurtra si kryeministër në historinë 118-vjeçare të federatës australiane.

Zoti Morrison e përqendroi fushatën e tij për të treguar se ndërsa parti e Punës ishte më popullore sesa qeveria, kryeministri i vendit (vetë ai) ishte më popullor se zoti Shorten.

Ndani këtë artikull