Ad imageAd image

Avioni fiket në ajër, pilotja bën ulje spektakolare

1 min lexim

Aftësia e një piloteje ka bërë të mundur uljen emergjente të një avioni në një rrugë makinash në Los Angeles pa shkaktuar viktima dhe dëme të tjera.

Avioni tip “Cesna” u fik në ajër dhe pilotes i duhej ta ulte menjëherë në tokë.

Ajo bëri një punë fantastike pasi jo vetëm shpëtoi ata që ishin në tokë, por arriti që ta ulë avionin pa e dëmtuar, thuhet në komunikatën e policisë Huntington Beach.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ngjarja bëri bujë në mediat lokale, por edhe ato botërore, ndërsa u vlerësua shumë qetësia dhe saktësia në manovrim e pilotes grua.

Ndani këtë artikull