Ad imageAd image

Britani, katër persona në kërkim për shpërndarje kokaine, mes tyre një shqiptar

2 min lexim

Katër persona, anëtarë të një bande që merrej me trafik kokaine janë shpallur në kërkim nga policia e Britanisë, mes tyre është edhe një shtetas shqiptar, i quajtur Daut Danaj, 39 vjeç.

Mediat lokale britanike thonë se ata janë pjesë e një grupi që trafikonte drogë në Bournemouth të Anglisë. Po sipas mediave, anëtarët e bandës merreshin me trafik kokainë të cilësisë së lartë. Pas një hetimi 1-vjeçar autoritetet sekuestruan një sasi droge, që nëse shitej kapte vlerën e 404.000.

Drejtuesi i këtij grupi ishte Aaron Robinson, i cili punësoi një të ashtuquajtur “mbledhës borxhi” për të kërcënuar shpërndarësit kur nuk mblidheshin paratë në kohë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Madje një shpërndarësi droge iu tha se do t’i priteshin gishtat dhe do të vritej nëse nuk tregohej korrekt me pagesat.

Gjashtë anëtarët e grupit u dënuan nga Gjykata e Bournemouth javën e kaluar, duke përfshirë edhe kreun e bandës. Megjithatë janë ende në kërkim 4 persona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Raportohet se ata u larguan jashtë Britanisë pas arrestimit të bashkëpunëtorëve të tyre dhe ende nuk janë kapur.

Jordan Phillips, 28 vjeç, Laërence Ëindle, 29 vjeç dhe Daut Danaj, 39 vjeç, u arrestuan në mes të shtatorit 2016 dhe janarit 2017 në Bournemouth. Treshja u lirua me pas një pagese garancie në polici, në pritje të hetimeve të mëtejshme, por kësti i qershorit 2017 nuk u pagua.

Që prej askokohe, janë në kërkim. Personi i katër në kërkim është Lloyd Stokes, 32 vjeç. Dyshimet e policisë britanike janë se fshihen në Shqipëri ose Spanjë.

Autoritetet kanë vënë në dispozicion edhe disa numra telefoni, ku i bëjnë thirrje qytetarëve që nëse i shikojnë ose kanë informacion të telefonojnë në: 999, 101 ose 0800 555 111.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull