Ad imageAd image

Britania do të përballet me pasoja në rast të një Brexit pa marrëveshje

1 min lexim

Britania e Madhe do të duhet të “përballet me pasojat” nëse vendos të largohet nga BE pa marrëveshje, tha kryenegociatori i BE për Brexit.

Michel Barnier i tha BBC se marrëveshja e negociuar nga Theresa May me BE, e cila është refuzuar tre herë, ishte “e vetmja mënyrë për të lënë BE në një mënyrë të rregullt”.

Ai gjithashtu këmbënguli se May dhe ministrat e saj nuk i thanë atij kurrë gjatë bisedimeve për mundësinë e një Brexit pa asnjë marrëveshje.

- reklamë -
Ad imageAd image

Publikisht, May ka insistuar gjithmonë se Brexit pa marrëveshje është më mirë se një marrëveshje e keqe. Ndërkohë, Zyra për Përgjegjësitë Buxhetore ka thënë se Britania e Madhe do të bjerë në recesion vitin e ardhshëm nëse ka një Brexit pa marrëveshje.

Mbikqyrësi fiskal tha se rritja ekonomike do të binte me 2% deri në fund të vitit 2020 nëse Britania largohet nga blloku pa një marrëveshje.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull