Ad imageAd image

Britania shënon 768 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, totali shkon afër 20 mijë të vdekur

1 min lexim

Britania regjistron sot 768 viktima të tjera nga COVID-19 duke e çuar totalin në 19 mijë e 506.

Qeveria britanike po del jashtë pritshmërive pasi shpresonte që të mbante numrin e vdekjeve nën 20 mijë por duket se nga nesër kjo shpresë do të thyhet.

Po ashtu mbi 5 mijë raste të reja u regjistruan sot dhe tashmë Britania ka plot 143 mijë e 464 të infektuar me COVID-19. Qeveria nuk po mendon për një lehtësim masash teksa vende të tjera në Europë si Italia, Spanja, Franca dhe Austria planifikojnë rihapje në maj.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull