Ad imageAd image

Bruksel, BE-ja synon të ndalë produktet plastike njëpërdorimshme

1 min lexim

Rripat plastik, pjatat plastike dhe shkopinjtë e tullumbaceve bëjnë pjesë në produktet plastike që do të ndalohen në Bashkimin Europian, sipas një propozimi për të ndaluar ndotjen detare të prezantuar sot nga ekzekutivi i Unionit.

“Më shumë se 80% e mbetjeve detare janë plastike”,- deklaroi Komisioni Europian.

Në këtë propozim u shenjestruan 10 produkte plastike njëpërdorimshme që gjenden më me shumicë në detet dhe plazhet e Europës.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Po rrezikojmë ta mbushim oqeanin me plastikë, me një efekt të drejtpërdrejtë në zinxhirin tonë ushqimor dhe shëndetin e njeriut”, – tha zv.presidenti i Komisionit, Frans Timmermans.

Komisioni kërkon të ndalojë çdo produkt plastike njëpërdorimësh për të cilët ekziston një alternativë jo-plastike.

Ndani këtë artikull