Ad imageAd image

Burgoset militanti i akuzuar për sulmet në Mumbai

2 min lexim

Një gjykatë në Pakistan ka dënur me 11 vjet burgim personin që dyshohet se ka organizuar sulmet e përgjakshme të vitit 2008 në qytetin indian, Mumbai.

Gjykata kundër-terrorizmit në Lahore ka ndëshkuar Hafiz Saeedin edhe me 194,000 dollarë më 12 shkurt.

I pandehuri tjetër, Malik Zafar Iqbal, një nga ndihmësit e ngushtë të Saeedit, është dënuar ngjashëm.

- reklamë -
Ad imageAd image

Saeed ishte arrestuar në muajin korrik të vitit të kaluar dhe ishte akuzuar për mbledhje të fondeve për organizata të ndaluara, raporton Rel.

Ai kishte thënë se ishte i pafajshëm.

Saeed është themelues i grupit militant, Lashkar-e-Taiba (LeT), grup militant, i cili është fajësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe India për rrethimin e Mumbait, si pasojë e të cilit kanë vdekur 160 persona, përfshirë shtetas amerikanë.

Uashingtoni i ka bërë presion Pakistanit që ta dënojë Saeedin, i cili është shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar shpërblim prej 10 milionë dollarëve në këmbim të informacioneve për Saeed-in, që është ndaluar dhe liruar vazhdimisht nga burgu në 10 vjetët e ardhshëm.

Dënimi i tij ndodh në kohën kur Pakistani përballet me rrezikun e përfshirjes në listën e zezë të një vëzhguesi financiar botëror, për shkak të dështimit në të luftuarit e terrorizmit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull