Ad imageAd image

Covid-19/ Vaksinohet “live” eksperti amerikan Anthony Fauci, jep mesazhin e parë: Është e sigurt, simbol i shpresës!

1 min lexim

 

Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci, ka bërë live vaksinën e koronavriusit. Ai ka marrë vaksinën e Moderna, ndërsa në mesazhin e parë pas vaksinimit është shprehur se ishte “një nder” për të dhe se vaksina është një simbol i shpresës për Amerikën dhe botën.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, ai tha se do duhet deri në korrik të vitit tjetër, që shumica e amerikanëve të jenë vaksinuar kundër COVID.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas Faucit, vaksinat do të fillojnë të dalin për publikun në pranverë, ku çdokush do të mund të vaksinohet, pa qenë pjesë e listës prioritare. Megjithatë ai shtoi se do të dyhen tre apo katër muaj që të mund të vaksinohen shumica e njerëzve.

SHBA ka filluar vaksinimin prej disa ditësh, ndërsa Europa dhe Mbretëria e Bashkuar ndodhen në ethet e llojit të ri të koronavirusit të zbuluar në Angli.

Ndani këtë artikull