Ad imageAd image

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Turqi, ja kush kryeson

1 min lexim

Turqia ka zhvilluar sot votimet për zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Sipas vendimit të Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK), votimi nisi në orën 8:00 sipas kohës lokale dhe përfundoi në orën 17:00. Votuesit në Turqi kishin mundësinë të shfrytëzonin obligimin e tyre qytetar në 180.065 kuti votimi.
Pas numërimit të afro 20% të votave, presidenti aktual Erdogan udhëheq me 56,54% të votave, i ndjekur nga Muharrem Ince i Partisë Republikane të Popullit (CHP) me 28.51% në zgjedhjet për president.

Ndërkohë edhe rezultate e para të zgjedhjeve parlamentare, nxjerrin në krye forcën politike të Erdogan, Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), me rreth 47 përqind të votave. E dyta ndjek Partia Republikane e Popullit (CHP) me rreth 18 përqind të votave.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull