Ad imageAd image

Danimarkë/ “Shpërthimi i kontrolluar” nuk shkon si duhet, kulla dëmton librarinë

1 min lexim

Prishja e një kulle që nuk përdorej më në Danimarkë ka dëmtuar ndërtesën e një librarie pasi ka rënë në anën e gabuar. Kjo ka ndodhur për shkak se shpërthimi me eksploziv nuk ka shkuar si duhet.

New York Post shkruan se: struktura 173 metra u rrëzua me një shpërthim eksplozivi të kontrolluar, sipas një plani zhvillimi që zgjati gjashtë muaj.

Ndërsa menaxheri i shpërthimit, Kenneth Wegge, për një media lokale në Danimarkë ka pohuar se: “Thjesht nuk e di se si mund të shkonte kaq keq”. Fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz nga shpërthimi në qytetin e Vordingborgut.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull