Ad imageAd image

Donald Trump nuk i ndal akuzat ndaj Kinës: Përhapi virusin për të destabilizuar ekonominë

1 min lexim

Presidenti amerikan rikthehet me kritikat ndaj Kinës. Donald Trump deklaroi se Kina favorizoi përhapjen e koronavirusit në nivel ndërkombëtar për të destabilizuar ekonomitë konkurruese, gjatë një interviste për “The Wall Street Journal”.

“Është e mundur që përhapja e pandemisë të jetë dashur”, shpjegoi Trump.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë shpjegoi se Kina mund të ketë pasur arsyet e veta ekonomike për të krijuar mundësinë që virusi të përhapet përtej kufijve të vet.

- reklamë -
Ad imageAd image

Trump thekson se nuk ka asnjë informacion të Inteligjencës në lidhje me këtë deklaratë të tij dhe se ajo që thotë është ide e tij.

Ndani këtë artikull