Ad imageAd image

Drejtori i CIA-s, Pompeo, takim të fshehtë me udhëheqësin e Koresë së Veriut

1 min lexim

Mediat e huaja kanë raportuar se drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka zhvilluar në Phenian një takim të fshehtë me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Qëllimi i takimit ka qenë përgatitjen e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Presidentit të SHBA- së Donald Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong-un, takim i cili u zhvillua gjatë fundjavës së Pashkëve.

Donald Trump e kishte lënë të kuptohej më parë se SHBA kanë mbajtur bisedime të drejtpërdrejta në nivele të larta me Korenë e Veriut.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në një takim të zgjeruar dypalësh, shefi i Shtëpisë së Bardhë tregoi se në përgatitje për samitin, “ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me Penianin në nivele jashtëzakonisht të larta, pa përmendur sidoqoftë në emrin liderin koreano-verio, Kim Jong-un. Presidenti tha vetëm se koreano-veriorët “na respektojnë, edhe ne sillemi me respekt ndaj tyre”.

Ndani këtë artikull