Ad imageAd image

E survejuan gjatë fushatës, Trump urdhëron: Të hetohet Obama

2 min lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur vendimin se do të kërkojë një hetim zyrtar mbi administratën e ish-presidentit Barack Obama për infiltrim ose survejim të fushatës së tij presidenciale për motive politike.

‘Për këtë arsye kërkoj që Departamenti i Drejtësisë (DOJ) të verifikojë nëse FBI/DOJ infiltratoi apo survejoi Trump Campaign për qëllime politike dhe nëse ndonjë kërkesë e tillë u bë nga njerëz brenda Administratës Obama’,- shkruante Trump në Twitter të dielën pasdite.

Trump e ka fajësuar vazhdimisht Obamën për hetim të fushatës së tij, duke pretenduar se hetues të motivuar politikisht e kishin vënë padrejtësisht në shënjestër.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ai e kaloi mëngjesin e së dielës kryesisht duke hedhur në Twitter mendimet për hetimin mbi lidhjet me rusët, duke pretenduar se “gjuetia e shtrigave” kishte dalë jashtë kontrollit. “Gjërat po bëhen qesharake”,- shkroi Trump, duke vënë në dukje se deri tani hetuesit nuk kishin gjetur asgjë për bashkëpunim me rusët.

Ai cilësoi ekipin e Këshilltarit Special Robert Mueller si “13 demokratë të zemëruar dhe në konflikt të rëndë” që kanë qenë pjesë e administratës Obama.

“STOP! Nuk kanë gjetur asnjë bashkëpunim me Rusinë, asnjë pengesë”,- shkroi presidenti.

Trump fajësoi përsëri për hetimin kandidaten presidenciale Hillary Clinton, Demokratët, Tony Podestën, Kuvendin Kombëtar Demokrat dhe zyrtarë të FBI-së me prirje politike.

“Republikanët dhe amerikanët e vërtetë duhet të ngrihen kundër këtij mashtrimi”,- shkroi Trump.

Ndani këtë artikull