Ad imageAd image

Eliminohet nga policia autori i sulmit në Strasburg

1 min lexim

Autoritetet policore në Francë kanë ekzekutuar personin i cili dyshohet se qëndron pas sulmit në tregun e Krishtlindjes në Strasburg. Sipas BBC, lajmi u bë i ditur nga burime policore për reporterët.

Cherif Chekatt ndodhej në arrati që prej sulmit të së martës në mbrëmje. Tre persona humbën jetën si pasojë e të shtënave në tregun e mbushur me njerëz, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.

France Info raportoi se Chekatt u gjet i fshehur në një magazinë në zonën e Meinau dhe u vra nga policia. I dyshuari kishte disa precedentë penalë dhe ishte shndërruar në islamist radikal teksa ndodhej në burg.

- reklamë -
Ad imageAd image

Me qindra oficerë policiedhe forca të sigurisë ishin vënë në kërkim të tij. Meinau nuk është shumë larg nga zona e Neudorf, ku i dyshuari u pa për herë të fundit. BBC shkruan se pikërisht në këtë vend u zhvillua një operacion masiv policor më herët gjatë kësaj të enjteje./

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull