Ad imageAd image

Facebook mbyll llogari nga Irani, Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova

1 min lexim

Kompania Facebook tha të martën se ka mbyllur disa llogari të tjera nga Irani, Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, duke përmendur si arsye “veprime të koordinuara dëmtuese”.

2,632 faqe, grupe dhe llogari gjithsej u hoqën nga Facebook-u dhe Instagrami për aktivitet të lidhur me vendet e përmendura, tha platforma sociale.

513 llogari ishin të lidhura me Iranin, ndërsa 1,907 ishin të lidhura me Rusinë, tha Facebook. Llogaritë e lidhura me Rusinë u hoqën kryesisht se kishin shkaktuar spam dhe vetëm disa prej tyre ishin angazhuar në veprime të koordinuara dëmtuese, sipas deklaratës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Facebook tha gjithashtu se faqet dhe llogaritë ishin mbyllur për mënyrën e funksionimit dhe jo për përmbajtjen.

Platforma e medias sociale kohët e fundit ka marrë masa ndaj llogarive të tilla në shumë vende, pasi është kritikuar ashpër dy vitet e fundit për zvarritje – të pranuar edhe nga vetë kompania – në zhvillimin e instrumentave për të luftuar ekstremizmin dhe operacionet e propagandës. Kompania mbylli edhe disa llogari të lidhura me Iranin në fillim të janarit.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull