Ad imageAd image

Facebook ndryshon emrin/ Tani do të quhet Meta

1 min lexim

 

Facebook ka ndryshuar emrin e saj të korporatës saj që tani e tutje do të quhet “Meta”. Kompania tha se në këtë mënyrë do të shtrinte aktivitetin e saj përtej mediave sociale në fusha si realiteti virtual (VR).

Ndryshimi nuk do të zbatohet për platformat individuale si Facebook, Instagram dhe Whatsapp, por vetëm për kompaninë mëmë që i zotëron ato.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Lëvizja vjen pas një sërë historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e zbuluara nga një ish-punonjëse. Frances Haugen ka akuzuar kompaninë për vendosjen e “fitimeve mbi sigurinë”.

Në vitin 2015, edhe Google ristrukturoi kompaninë e saj duke e quajtur firmën e saj mëmë “Alphabet”. ©LAPSI.al

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull