Ad imageAd image

Ferri në tokë… brenda burgut më të tmerrshëm në botë

1 min lexim

Burgjet ruse janë nga famëkeqet në botë dhe shumë të vështira për fatkeqët që vuajnë dënime nga më mizoret.

Por njëri prej tyre është edhe më i tmerrshëm se pjesa tjetër dhe ndoshta më famëkeqi në botë.

I quajtur “Black Dolphin” (Delfini i Zi), ky burg i sigurisë së lartë në kufirin me Kazakistanin, strehon kriminelët më brutalë të vendit, duke përfshirë vrasësit serialë, kanibalët dhe terroristët.

- reklamë -
Ad imageAd image

“E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga ky ferr, është duke vdekur”,- shprehet njëri prej togerëve të burgut famëkeq.

Emrin “Delfini i Zi” e ka marrë nga një delfin i zi prej druri, i ndërtuar nga të burgosurit, në hyrje të godinës.

Prestigjiozi amerikan “National Geographic”, ka sjellë ditët e fundit një tele-reportazh nga ky vend i tmerrshëm, duke treguar nga brenda pamjet se si trajtohen të burgosurit aty.

Sipas “NG”, përtej kushteve tepër të vështira, trajtimi që u bëhet të burgosurve aty është vërtet çnjerëzor./Natgeotv.com/

Ndani këtë artikull