Ad imageAd image

Francë/ Gruaja thërret “Allahu Akbar”, plagos me thikë dy persona

1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është ka ndodhur në Francë ku një grua ka sulmuar me thikë dy persona në një supermarket. Bëhet me dije se gjatë kohës që agresorja ka ndërmarrë aktin ka  thirrur “Allahu Akbar”.

Ngjarja ndodhi në La Seyne-sur-Mer, në Francën juglindore. Mediat e huaja raportojnë se ajo u arrestua pak pasi plagosi një punonjës të supermarketit dhe një klient, raporton TV BFM, duke cituar një prokuror vendos.

Po ashtu ‘AP’ raporton se gruaja, identiteti i të cilës nuk dihet, dyshohet se mund të ketë çrregullime mendore. Megjithatë, policia nuk e përjashtuan mundësinë që gruaja të jetë e radikalizuar.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull