Ad imageAd image

Gjermani/ Nxënësit protestojnë për të drejtat e homoseksualëve

1 min lexim

Një temë e cila ka zgjuar interesim të madh në një shkollë katolike ne Borken në kufirin Gjermani – Holandë, është vendimi i drejtuesve të një shkolle për të larguar nga puna njërin nga mësuesit e kësaj shkolle.

Arsyeja për largimin e tij nga puna, ishte se ideja e martesës, familjes dhe plani i tij i jetës nuk përputheshin me rregullat e vendit.

Pak para këtij vendimi për largimin e tij nga puna, mësuesi kishte njoftuar planet për t`u martuar me partnerin e tij të gjinisë së njëjtë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Rreth 600 nxënës dolën të tregonin solidaritetin e tyre me mësuesin derisa mbanin në duar balona ngjyrë ylberesh kur ishin mbledhur para ndërtesës së shkollës dhe që mbanin shenja në duar me mbishkrimin “Mariengarden është i gjallë”.

Përfaqësuesit gjithashtu thanë në deklaratën në faqen e tyre se “shumë studentë, mësues dhe prindër janë të prekur, inatosur ose zemëruar”, dhe se Mareingarden duhet të mbetet një vend që ishte i hapur për diskutim.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull