Ad imageAd image

Gjermania i përgjigjet Greqisë për dëmshpërblimet e luftërave

1 min lexim

Gjermania ka reaguar në lidhje me kërkesën e Greqisë për ta dëmshpërblyer në lidhje me krimet e kryera në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

Ditën e djeshme, Greqia kërkoi nisjen e negociatave me Gjermaninë. Gjermania e cilësoi sot një çështje të mbyllur problemin e dëmshpërblimeve për luftërat botërore.

“Më shumë se 70 vite pas përfundimit të luftës dhe mbi 25 vite pas traktatit 4+2 (që organizon sovranitetin e Gjermanisë së ribashkuar), çështja e riparimeve është mbyllur si në rrugë ligjore dhe politike’’, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme.

- reklamë -
Ad imageAd image

Qeveria greke i kërkoi zyrtarisht Berlinit hapjen e negociatave për mundësinë e dëmshpërblimeve për krimet e kryera nga ushtria gjermane gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, veçanërisht gjatë pushtimit nazist.

Në prill, parlamenti grek votoi një rezolutë që i kërkonte qeverisë së Athinës për të vepruar në këtë drejtim

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull