Ad imageAd image

Gjermania në shok/ Ministri i Financave bie nga skena dhe mbetet pa vetëdije

1 min lexim

Ministri gjerman i Financave Peter Altmaier u dërgua me urgjencë dje në spital pas rënies së tij nga skena e ngritur për folësit e konferencave të mediave dixhitale në Dortmund .

Ministri gjerman i Financave, një nga folësit në konferencë, u ngrit në skenë për të mbajtur fjalën e tij.

Pasi mbaroi fjalimin e tij 20-minutësh, ministri 61-vjeçar u përpoq të dilte nga skena dhe më pas ra poshtë. Ai mbeti pa vetëdije për disa minuta. Të gjithë në sallë ngrinë. Procedurat e konferencës u ndërprenë dhe disa minuta më vonë mbërriti një ambulancë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Peter Altmayer u transportua në një klinikë të Dortmundit. Sapo rifitoi vetëdijen, ministri gjerman falënderoi stafin mjekësor.

“Bisedimet e tij të planifikuara me kancelaren Angela Merkel janë shtyrë”, bënë të ditur personat pranë stafit të tij.

 

Ich entschuldige mich jetzt schon mal für das was ich getan habe😂

 
 
 
Ndani këtë artikull