Ad imageAd image

“Gjueti shtrigash që s’përfundon kurrë”, kështu i quan Trump kritikat e hetimeve të prokurorit për ndërhyrjen ruse

2 min lexim

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump thotë se studiuesit ligjorë kanë konfirmuar se ai ka “të drejtën absolute për të falur” veten, por e vuri në diskutim nëse do ta bënte ose jo një gjë të tillë, përderisa nuk ka “bërë asgjë të keqe” në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Në komentin e tij në Twitter, Donald Trump e quajti përsëri hetimin e drejtuar nga prokurori i posaçëm Robert Mueller si “një gjueti shtrigash që nuk po përfundon kurrë”.

Të dielën, avokati i presidentit të Amerikës, Rudy Giuliani tha seTrump, që ka falur tre figura konservatore të dënuar për krime “nuk ka synim të falëveten”, raporton Voa.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por avokati Giuliani shtoi se “do të ishte një pyetje e hapur” nëse mund ta bënte një gjë të tillë, megjithëse e pranoi që do të ndodhte një stuhi politike në Shtetet e Bashkuara, nëse kjo ndodhte. “Është e paimagjinueshme që ai të falë vetveten dhe ndoshta do të sillte si rezultat menjëherë ngritjen e akuzave për shkarkim”, tha zoti Giuliani për televizionin NBC.

Në një postim tjetër në Twitter, zoti Trump tha se emërimi i zotit Mueller para një viti, me gjithë kundërshtimet e tij, “është krejtësisht JOKUSHTETUES!” Zoti Giuliani tha në televizionin ABC se është “një pyetje e hapur” nëse zoti Trump do t’u përgjigjet pyetjeve nga anëtarë të ekipit të Mueller, por se avokatët e tij po anojnë nga vendimi për të mos ta lejuar atë që të intervistohet.

Ndani këtë artikull