Ad imageAd image

Greqi/ Tensionohet situata,ushtarët hapin zjarr kundër një helikopteri turk

1 min lexim

Ushtarët grekë kanë shtënë mbi një helikopter turk që kthehej nga një ishull në detin Egje.

Njoftimin e ka bërë televizoni shtetëror ERT duke cituar Ministrinë greke të Mbrojtjes.

”Helikopteri turk, që fluturonte ulët mbi ishullin e vogël grek, Ro, kishte detyruar trupat greke të hapnin zjarr me plumba gjurmëlënës”, tha televizioni grek, ERT.

- reklamë -
Ad imageAd image

Nuk ka ende konfirmim nga ushtria greke.

Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje dhjetëravjeçare lidhur me të drejtat detare dhe ishullin e ndarë të Qipros, pavarësisht se të dyja janë anëtare të NATO-s, shkruan Atsh.

Shkurtin e kaluar, roja bregdetare turke goditi një anije të rojes bregdetare greke në juglindje të Egjeut.

Ishulli Ro ka një sipërfaqe prej 2,6 kiloetrash katrore dhe është i pabanueshëm, përveç një njësie të vogël ushtarake greke.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull