Ad imageAd image

“Gylenistët” e larguar nga Kosova, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

1 min lexim

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me deportimin e shtetasve turq nga Kosova pak ditë më parë.

Një zëdhënës i DASH, duke e komentuar këtë incident, i tha Zërit të Amerikës se SHBA janë të inkurajuara për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave në bazë të procesit ligjor.

“Transparenca dhe angazhimi ndaj procesit të rregullt ligjor dhe sundimit të ligjit janë jetike për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe për aspiratat euro-atlantike. Për pyetje të tjera, mund t’i drejtoheni qeverive të Kosovës dhe Turqisë”, tha  zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Ndani këtë artikull