Ad imageAd image

Historia tronditëse e zjarrfikësit në Greqi, nuk mundi të shpëtonte fëmijën e tij

1 Min Read

Tragjedia që preku pak ditë më parë Greqinë ka lënë pasoja në shumë familje, ndërsa raste tronditëse vijojnë të bëhen publike në media.

Një nga viktimat e para të zjarrit në Mati ishte një fëmijë 6 muajsh, i cili vdiq nga asfiksia. Por historia e tij nuk mbetet këtu…

Ai ishte fëmija i një prej zjarrëfikësve që po luftonte me flakët vdekjeprurëse. Këtë fakt e deklaroi kreu i zjarrfikësve, Dimitris Stathopoulos gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit në televizionin ANT1.

- reklamë -
Ad imageAd image

Duke iu dridhur zëri, Stathopoulos tregoi se zjarrfikësi nxitoi për të shërbyer sapo u dëgjua alarmi i zjarrit, duke lënë në këtë mënyrë foshnjen dhe bashkëshorten në shtëpi.

Tragjikisht, zjarri që ai u mundua aq shumë për ta fikur i mori jetën foshnjes së tij të porsalindur, i cili u asfiksua. Ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në kujdes intensiv, në gjendje kritike për jetën.

Share This Article