Ad imageAd image

“I duhen katër litra oksigjen”, spitali ku është shtruar Boris Johnson tregon si është gjendja e tij shëndetësore

1 min lexim

Burimet e spitalit “St Thomas” ky po mbahet i shtuar kryeministri Boris Johnson kanë thënë për “The Times” se ai nuk ishte vendosur në një ventilator, por i nevojiteshin 4 litra oksigjen.

Rrëfimi i mëposhtëm tregon se çfarë Gove i tha “Today”:

“Johnson, 55 vjeç, nuk është intubuar – ku një tub futet në trake përpara ventilimit, por i duheshin katër litra oksigjen në kujdesin intensiv, thanë burimet në spital. Pragu normal për kujdes intensiv është 15 litra, duke thënë se që ai ishte në gjendje më të mirë se pacientët e tjerë në përgjithësi”.

- reklamë -
Ad imageAd image

“The Guardian” tha se një shtrat spitalor ishte duke u përgatitur për Johnson qysh të enjten e kaluar :

Lajmi i parë që Boris Johnson ishte i sëmurë me koronavirus erdhi të enjten në mëngjes. Sugjerimi i bërë nga një burim ishte specifik: një shtrat ishte duke u përgatitur në spitalin e “Shën Thomasit” për kryeministrin, gjendja e të cilit ishte përkeqësuar gjatë periudhës së tij shtatë ditore të izolimit në Rrugën Doëning.

Ndani këtë artikull